Site icon Telegrafi

Liverpooli akoma nuk ka marrëveshje për Salah

Përkundër njoftimeve se Liverpooli ka arritur marrëveshje për transferimin e Mohamed Salah, burimet pranë lojtarit thonë se nuk ka kurrfarë marrëveshje për anësorin e Romës.

Të dielën beIN Sports ka raportuar se është arritur marrëveshja për shumën prej 40 milionë eurosh dhe se do të konkretizohet, pasi lojtari t’i kryejë obligimet me përfaqësuesen e Egjiptit.

Lexo po ashtu Salah pozon krahas fanellave të Liverpoolit (Foto)

Megjithatë, burimet pranë lojtarit kanë thënë se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim.

Që me 4 qershor është raportuar se Liverpooli ka marrëveshje për Salah, mirëpo deri më tani nuk është konfirmuar asgjë.

Pritet të shihet në ditët në vijim se cila do të jetë lëvizja e Redsave. /Telegrafi/

Exit mobile version