Telegrafi

Liverpool vazhdon interesimin për Fekir, por nuk dëshiron të paguajë shumën e kërkuar nga Lyon

Nabil Fekir (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Nabil Fekir vazhdon të jetë objektivi i Liverpoolit për afatin kalimtar të verës.

Mesfushori ofensivë i Lyonit ka pasur një tjetër vit të suksesshëm, duke shënuar e asistuar.

25-vjeçari verën e kaluar ishte afër kalimit në Anfield, por në fund dy skuadrat nuk gjetën gjuhë të përbashkët.

Mediat angleze kanë raportuar se Liverpool ka kthyer interesimin për francezin, por problem mbetet çmimi i lartë që Lyon kërkon për të.

Fekir gjatë një ndeshje në Ligën e Kampionëve ndaj Man Cityt (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Skuadra franceze nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat nën 60 milionë euro, derisa Liverpool është gati të shpenzojë vetëm 40 milionë për lojtarin.

Reprezentuesi i Kombëtares së Francës është nën kontratë me Lyonin vetëm deri në verën e vitit 2020 dhe kjo është arsyeja që The Reds nuk duan të paguajnë më shumë se 40 milionë euro.

Interesim për mesfushorin e avancuar ka shprehure dhe skuadra tjetër angleze Manchester City si dhe gjiganti gjerman Bayern Munich. /Telegrafi/