Telegrafi

Liverpool synon transferimin e mesfushorit francez

Skuadra angleze Liverpool është duke u përgatitur për stinorin e ri në Ligën Premier.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp po tenton ta ndërtoj një skuadër e cila do të luftojë për trofe këtë edicion.

Emri më i ri në listën e Liverpoolit për mesfushën është francezi Moussa Sissoko.

Anëtari i Kombëtares së Francës është pjesë e Newcastle United, skuadër që ka rënë nga Liga Premier dhe ka paralajmëruar largimin nga ‘Laraskat’.

Liverpool janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për transferimin e Sissokos në ‘Anfield’. /Telegrafi/