Liverpool ka barazuar në xhiron e 35-të të Ligës Premier.
The Reds kanë barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin Anfield Road kundër Chelseat me rezultat 1:1.
Megjithëse të besuarit e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp kishin iniciativën në 45 minutshin e parë, Chelsea kaloi i pari në epërsi.
Ishte Eden Hazarad që me një aksion personal kaloi disa futbollistë të The Reds në minutën e 32-të takimit dhe arriti që me një goditje precize të mposht portierin Simon Mignolet.
Në pjesën e dytë Liverpool këmbënguli që të barazoi rezultatin, por këtë nuk e lejoi portieri i disponuar i Chelseat, Asmir Begovic, i cili ishte i pakalueshëm për sulmuesit e Liverpoolit, raporton Telegrafi.
Rastin më të mirë për të barazuar rezultatin e kishte Roberto Firmino në minutën e 62-të takimit, por portieri boshnjak intervenoi saktë dhe pamundësoi që të barazoi rezultatin.
Kur pritej të përfundonte takimi, Christian Benteke shënoi gol, me ç’rast edhe vulosi rezultatin përfundimtar prej 1:1.
Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në pozitën e nëntë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 49 pikë, ndërsa Liverpool gjendet një vend më lartë me 59 pikë. /Telegrafi/
0-1: Goli i Eden Hazard ndaj Liverpoolit.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 11 May 2016
1-1: Goli i Christian Bentekes.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 11 May 2016