Site icon Telegrafi

Liverpool – Salzburg, formacionet e mundshme

Liverpooli dhe RB Salzburgu do të përballen mes vete sot (e mërkurë) në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Reds janë nikoqir të klubit austriak në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin E.

Kjo ndeshje zhvillohet në Anfield me fillim nga ora 21:00 dhe dy skuadrat kanë bërë të gjitha përgatitjet.

Ekipi anglez vjen nga një humbje e hidhur në ndeshjen e parë nga Napoli dhe synon ta marr fitoren e parë këtë garë.

Në anën tjetër, mysafirët kanë fituar thellë ndaj Genkut dhe duan të bëjnë befasi edhe tek Reds.

Liverpooli ka mungesën e portierit Alisson Becker, ndërsa Jurgen Klopp pritet të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Liverpool (4-3-3) : Adrian; Alexander-Arnold, van Dijk, Gomez, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

Salzburg (4-4-2) : Stankovic; Kristensen, Ramalho, Wober, Ulmer; Minamino, Ashimeru, Junuzovic, Szoboszlai; Hwang, Haaland.

/Telegrafi/

Exit mobile version