Skuadra angleze iu është shtuar garës për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit belg, Axel Witsel.
Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp është i gatshëm që të ofroj 30 milionë funte për mesfushorin e Zenit St. Petersbourg, Axel Witsel.
Është gazeta italiane, Tuttomercatoweb, e cila e ka konfirmuar këtë lajm duke shkruar se ‘The Reds’ i janë futur garës për reprezentuesin belg.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Për mesfushorin e Zenitit janë të interesuara edhe Evertoni, Man United, Chelsea, Juventus, Inter, Roma dhe Napoli.
Megjithatë, e ardhmja e Witsel pritet të zbardhet pas kampionatit Evropian, pasi largimi i tij nga skuadra ruse është i sigurt. /Telegrafi/