Titulli i parë në Ligën Premier në 30 vjetët e fundit për Liverpoolin, i fituar shtatë xhiro para fundit, ndoshta ka qenë më mbresëlënësi prej 19 titujve sa i ka gjithsej ky klub i madh dhe vjen pas një dominimi të plotë.
Një skuadër e kompletuar që mori formë ditë pas ditë nën drejtimin e trajneri Jurgen Klopp, që sjell trofeun e madh të dytë në klub brenda dy vitesh.
Më poshtë i gjeni disa prej rekordeve që Liverpooli i ka thye këtë edicion:
– Skuadra e Juergen Kloppit ka siguruar titullin shtatë xhiro para fundit, duke kaluar Manchester Unitedin (2001) dhe Manchester Cityn (2018) që kishin fituar titullin pesë xhiro para fundit.
– Fitorja 4-0 ndaj Crystal Palace të mërkurën ishte e 23-ta rresht në ndeshjet kampionale në Anfield Road. Është thyer rekordi i Manchester Cityt prej 20 fitoreve gjatë viteve 2011 e 2012.
– Kur Liverpooli fitoi ndaj West Ham Unitedit në shkurt, arriti fitoren e 18-të rresht në kampionat, duke barazuar rekordin e Manchester Cityt. Më pas humbi nga Watfordi.
– Liverpooli mposhti Southamptonin 4-0 më 1 shkurt, për të krijuar epërsi prej 22 pikëve ndaj Cityt, që ishte epërsia më e lartë në histori të Ligës Premier. Ajo epërsi është rritur në 25 pikë pas fitores ndaj Norwich Cityt më vonë atë muaj.
– Liverpooli fitoi 1-0 ndaj Tottenhamit më 11 janar për të vendosur rekord për pikët e fituara në 21 xhirot e para në pesë ligat e mëdha evropiane.
Lista e rekordeve mund të bëhet edhe më e gjatë dhe shumë rekorde tjera mund të arrihen deri në fund të edicionit. /Telegrafi/