Skuadra angleze Liverpool, pritet të futet në afatin kalimtar të janarit për transferimin e një sulmuesi.
Emri i ri në listën e trajnerit është ai i sulmuesit holandez, Quincy Promes.
Promes është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion me Spartakun e Moskës.
Në 11 ndeshje sa ka zhvilluar në elitën e futbollit rus, holandezi ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.
Kësisoj Liverpool është duke këmbëngulur për transferimin e tij gjatë janarit.
Sipas medieve angleze, ‘The Reds’ e ka përcjellë nga afër sulmuesin dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë zyrtare për të.
Besohet se gjiganti anglez për transferimin e reprezentuesit holandez do të ofrojë rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/