Telegrafi

Liverpool paralajmërohet nga legjenda e tyre të mos nënshkruajnë me Mbappen: Ai sapo ka nënshkruar kontratë me PSG dhe tashmë po bën bujë për largim

Emile Heskey, dikur yll i Liverpoolit, shpreson që klubi të mos nënshkruajë me Kylian Mbappe pavarësisht talentit të tij.

Për anglezin, nuk do të ishte një transferim i mençur, pavarësisht se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Çdokush do ta kishte të vështirë të refuzonte dikë si Kylian Mbappe, por nëse sapo keni nënshkruar një kontratë të re, pse po bëni bujë për largim? A do ta bënit sërish edhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë në klubin tuaj të ardhshëm?”, ka pyetur Heskey.

Sipas ish sulmuesit të Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk do të dëshironte të kishte një lojtarë të tillë në skuadër.

“Problemi i vetëm që kam është mënyra sesi disa njerëz largohen nga ekipet. Çfarë thotë për ju kur sapo keni rinovuar dhe tani doni të largoheni?”

“Si trajner, duhet të pyesni veten: “A e dua këtë?” Në klubet e mëdha do të keni yje, por të gjithë duhet të jenë në të njëjtin grup”.

“Unë nuk mendoj se Jurgen Klopp do të ishte i gatshëm të trajtonte një lojtar ndryshe nga kushdo tjetër në skuadrën e tij”.

“Ai është një lojtar i klasit botëror dhe do të hynte në formacionin fillestar të kujtdo, por atëherë ju duhet t’i llogaritni të gjitha këto probleme që mund të vijnë me të”, ka thënë Heskey. /Telegrafi/