Telegrafi

Liverpool nis bisedimet me Brescian për Sandro Tonalin

Liverpool ka hapur bisedime me Brescian për Sandro Tonalin.

E përditshmja sportive italiane, “Gazzetta dello Sport” shkruan sot se negociatat mes dy klubeve kanë nisur.

Skuadra italiane që bën pjesë në Serie B, po kërkon 38 milionë euro për 18-vjeçarin e talentuar.

Sandro Tonali (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Vetëm javën e kaluar, presidenti i klubit, Massimo Cellino ka zbuluara interesimin e ekipit anglez.

“Po, Romakët më kanë pyetur për Tonalin”, tha Cellino, i cili nuk dëshiron të humb shërbimet e mesfushorit.

“Kam folur për të me [drejtorin] Baldissoni disa herë, por dua ta mbaj djalin sa më gjatë që të jetë e mundur. A është gati? Nuk e di, ai është 18-vjeçar”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liveropoolit

“Por Liverpool gjithashtu më kontaktoi pak kohë më parë. Edhe ata janë të interesuar”, pohoi ai.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 36 paraqitje për ekipin duke shënuar tre gola gjersa është pjesë e U19 të kombëtares së Italisë. /Telegrafi/