Telegrafi

Liverpool – Newcastle, publikohen formacionet zyrtare

Liverpooli dhe Newcastle United do të zhvillojnë përballjen e fundit në këtë edicion në kuadër të xhiros së 38-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:00 do të luhet në stadiumin Anfield Road, me The Reds që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Newcastle do të jetë pa lojtarët si Clarck, Lascelles, Lejeune dhe Fabian Schar, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, kampioni i Ligës Premier do të jetë vetëm pa kapitenin Jordan Henderson dhe Joel Matip që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Williams, Gomez, Van Dijk, Robertson, Keita, Milner, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain, Minamino, Origi.

Formacioni startues i Newcastles: Dubravka, Fernandez, Rose, Manquillo, Lazaro, Shelvey, Bentaleb, Almiron, Ritchie, Saint-Maximin, Gayle. /Telegrafi/