Site icon Telegrafi

Liverpool në kërkim të një mbrojtësi, krijon listën prej tre emrave

Liverpool po vlerëson mundësinë për të nënshkruar me një qendërmbrojtës të ri në vitin 2024, kanë raportuar mediat angleze.

“The Reds” janë të vetëdijshëm për nevojën që ka ekipi për një qendërmbrojtës cilësor për t’i dhënë më shumë thellësi atij pozicioni në skuadër.

Liverpool ka krijuar një listë prej tre emrash, ku po konsiderohet transferimi i njërit prej tyre.

Në këtë listë përfshihen mbrojtësi i Benficas, Antonio Silva, lojtari i Bayer Leverkusenit, Piero Hincapie dhe mbrojtësi i Sporting Lisbonës, Goncalo Inacio.

Lexo po ashtu Mohamed Salah ende po tërheq interesim nga klubet e Arabisë Saudite

Liverpooli do të marrë në konsideratë dy faktorë për të vendosur nëse ata me të vërtetë duan të nënshkruajnë ndonjërin nga këta tre objektiva në afatin kalimtar të janarit.

Së pari, do të varet nëse të gjithë ata janë në formë apo jo dhe nëse transferimi i tyre mund të bëhet për një çmim të përballueshëm për drejtuesit e klubit.

Me kontratën e Joel Matip që skadon verën e ardhshme dhe Joe Gomez i cili tashmë po konsiderohet si një mbrojtës i djathtë, Liverpool shpreson të nënshkruajë së shpejti një qendërmbrojtës të ri./Telegrafi/

 

Exit mobile version