Liverpool ka shënuar fitore në kuadër të “Premier League Asia Trophy”.
The Reds kanë triumfuar kundër Crystal Palace me rezultat 2-0, me , me ç’rast është finalist i dytë pas Leicester Cityt.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithëse te dyja skuadrat patën disa raste për shënim.
Në 45 minutshin e dytë të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp realizon dy gola që i sollën triumfin
Liverpoolit.
Fillimisht në minutën 61 e realizoi gol Dominic Solanke për t’i lënë vend më pas Divock Origi, i cili shënoi në të 79 minutë.
Liverpool në finale të këtij trofeu do të takohet me Leicester Cityn, i cili triumfoi në gjysmëfinale kundër West Bromwich Albion me rezultat 21-1. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8f5dFjH8gPM
https://www.youtube.com/watch?v=yEVSl8rTbX4