Liverpooli dhe Napoli do të luajnë mes vete ndeshjen derbi të vlefshme për Grupin E në Ligën e Kampionëve.
Reds janë nikoqir të italianëve në super-ndeshjen e cila do të zhvillohet në Anfield nga ora 21:00.
Ekipi i Jurgen Klopp është lider i grupit dhe synon fitore ose së paku barazim për të mos lëshuar pozitën e parë.
🔴🔴 M A T C H D A Y 🔴🔴
Big European night ahead at Anfield. COME ON YOU REDS! 🙌#ThisMeansMore #UCL pic.twitter.com/RmwANZAbDb
— Liverpool FC (@LFC) November 27, 2019
Në anën tjetër, Carlo Ancelotti do të tentojë fitoren me ekipin e tij për rrëmbyer vendin e parë në grup.
Të dy trajnerët kanë nga disa mungesa, por pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Lovren, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Fabinho; Salah, Firmino, Mane
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Zielinski, Elmas; Lozano, Mertens
/Telegrafi/