Skuadra e Liverpool ja ka kaluar më së miri në turneun e fund-sezonit në Australi.
Të Kuqtë e Liverpool, përveç lojtarëve aktualë, kishte marrë edhe legjendat e klubit si Jamie Carragher dhe Steve McManaman.
Por 90 minutat e ndeshjes së fituar 3:0 ndaj Sydney nuk ishin evenimenti i vetëm teksa lojtarët bashkë me trajnerin arritën të merrnin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore australiane.
Sidomos trajneri gjerman, i cili vizitoi Walumil Lawn, në hije të Portit të Sydney, duke marrë pjesë në ritualet e indigjenëve. Atij iu mësua si t’i binde veglës së quajtur didgeridoo, të cilën në fillim ai e përdor me shaka si teleskop.
Trajnerit të Liverpool i është bashkuar edhe shefi ekzekutiv Peter moore për të marrë pjesë në një kërcim tradicional të quajtur Muggera.
Teksa trajneri i tyre ishte i zënë me kulturën vendase, disa prej lojtarëve të Liverpool shfrytëzuan rastin të shkonin në një prej kopshteve më origjinalë në botë të quajtur Tarona Zoo. Udhëtimi përfshinte vizitën e plazhit Bondi teksa kanë takuar edhe tifozët australianë. /Telegrafi/