Liverpool ka shprehur interesim për të nënshkruar me mesfushorin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic.
Jurgen Klopp e ka vendosur mesfushorin në krye të listës së dëshirave për afatin kalimtar të verës dhe këtë ua ka bërë të qartë edhe drejtuesve të klubit.
Gjithsesi për anglezët do të jetë e vështirë të arrijnë te futbollisti, pasi kontrata e tij me gjermanët përfundon në 2020 dhe për më tepër drejtuesit e Dortmundit nuk dëshirojnë ta shesin lojtarin.
Gjithashtu The Reds po e mendojnë si transferim të mundshëm gjatë verës edhe sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner. /Telegrafi/