Telegrafi

Liverpool ka gjetur një alternativë nëse dështon Xabi Alonso – ai drejton një klub në Portugali

Liverpool raportohet se ka identifikuar Ruben Amorim si ‘kandidatin më të pëlqyer’ për të zëvendësuar Jurgen Klopp, në rast se Xabi Alonso pranon ofertën e Bayern Munichut.

Nën menaxhimin e shefit ekzekutiv Bily Hogan, Liverpooli është vënë në kërkim të trajnerit të ri.

Sidoqoftë, kalimi i mundshëm i Alonsos tek Bayerni ka bërë që Liverpooli të intensifikojë përpjekjet e tyre në gjetje të alternativave të reja, teksa tani trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, është përmendur si ‘kandidati më i pëlqyer’ për të zënë vendin e Kloppit sipas The Independent.

Amorim ka marrë vlerësime të rëndësishme për arritjet e tij me Sportingun, duke ndihmuar klubin të shndërrohet në një ekip mjaft të fuqishëm në Portugali.

Ruben Amorim

Një kandidat tjetër i mundshëm për këtë pozitë është edhe Roberto De Zerbi, por historia dhe potenciali i Amorim e bën atë një opsion më të pëlqyeshëm nga hierarkia e Liverpoolit.

Lexo po ashtu Klopp flet për festimin e Artetas ndaj Liverpoolit që u bë viral në rrjetet sociale

Për më tepër, kërkimi i Liverpool shtrihet përtej sferës menaxheriale, me klubin që po kërkon gjithashtu një drejtor sportiv. Largimi i Klopp pritet të shkaktojë një ristrukturim të hierarkisë sportive të klubit.

Alonso thuhet se po anon drejt Bayernit dhe potencialisht mund të refuzojë Liverpoolin. Sidoqoftë, klubi mbetet i vendosur në angazhimin e tij për të bërë një zgjedhje vendimtare por të kujdesshme që përputhet me vizionin dhe ambiciet e tyre afatgjata pas përfundimit të epokës së Klopp në verë./Telegrafi/