Liverpool po monitoron mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
TMW raportoi gjatë ditës së djeshme për një interesim të Manchester Untiedit, të cilët thuhet se kanë ofruar 90 milionë euro për mbrojtësin francez.
Por, sot thuhet se edhe skuadra tjetër angleze e Liverpoolit po kërkon shërbimet e qendër mbrojtësit të napolitanëve.
Jurgen Klopp nuk e ka në plan që ta transferoj lojtarin në afatin kalimtar të janarit, por është i gatshëm ta sjell në ekip në fund të sezonit.
Për më shumë, Koulibaly po konkurron me mbrojtësin e The Redsit, Virgil van Dijk për t’u shpallur si më i miri në botë.
Kujtojmë se këtij muaji, Liverpool dhe Napoli do të përballen me njëri-tjetrin përsëri në grupin e tyre të Ligës së Kampioneve.
Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 131 paraqitje për italianët dhe ka shënuar tetë gola. /Telegrafi/