Telegrafi

Liverpool interesohet për mesfushorin e Bournemouthit

Ryan Fraser (Foto by Bryn Lennon/Getty Images,/Guliver)

Ylli i Bournemouthit, Ryan Fraser ka tërhequr vëmendjen e klubeve elitare angleze me paraqitjet e tija në sezonin e kaluar në Ligën Premier.

I riu, i cili mbylli kampionatin duke asistuar për bashkëlojtarët në 14 raste, po krahasohet me disa nga lojtarët më kreativë.

Sipas The Sun, pothuajse të gjitha gjashtë klubet e Anglisë janë duke kërkuar shërbimet e mesfushorit.

Ryan Fraser (Foto by Charlie Crowhurst/Getty Images/Guliver)

Një ndër klubet e fundit që ka shfaqur interesim së fundi është Liverpooli, i cili është duke përgatitur një ofertë konkrete për 25-vjeçarin.

Megjithatë, Bournemouth ka shpresë të madhe që së paku edhe për një sezon do ta ketë në radhët e veta lojtarin.

Ndryshe, futbollisti ka një kontratë të vlefshme me ekipin që e mban deri në verën e vitit të ardhshëm, e cila gjë do të bënte që të mendohej klubi anglez nëse do ta humbte sezonin e ardhshëm falas. /Telegrafi/