Telegrafi

Liverpooli fiton në udhëtim dhe rimerr pozitën e tretë (Video)

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te West Bromwich Albion me rezultat minimal 2-0.

Pjesa e parë e takimit ishte për një nuancë më e mirë për mysafirët e Liverpoolit, të cilët arritën edhe ta mbyllin këtë pjesë me epërsi.

Përkundër shumë rasteve të krijuara u shënua vetëm një gol nga Roberto Firmino, i cili ishte i saktë nga afërsia me kokë në minutat shtesë të pjesës së parë pas asistimit të Lucas Leicas.

Momenti i golit nga Firmino

Në pjesën e dytë, Liverpooli mirë arriti të menaxhoj epërsinë duke tentuar të dyfishoj me anë të kundërsulmeve, por nuk ia doli.

Rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi vendasve që rrezikuan me anë të Matt Phillips, por goditja e tij u prit nga portieri Simon Mignolet dhe ndeshja përfundoi me fitoren e “Reds” me rezultat 1-0.

Kjo fitore ka vlerë të madhe për ekipin e Jurgen Klopp që rikthyer pozitën e tretë në tabelë me 66 pikë, ndërsa WBA renditet në vendin e tetë me 44 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Jcbers/status/853606599537168386