Gonzalo Higuain pa dyshim është sulmues i momentit në Evropë.
Argjentinasi që po shkëlqen me fanellën e Napolit, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.
Të fundit që janë futur në garë janë Liverpooli, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.
Edhe Napoli nuk është i interesuar që ta lëshojë lojtarin dhe pritet t’i ofrojë kontratë të re.
Sipas Fichajes e ardhmja e lojtarit me gjasë do të jetë Liga Premier, pasi të dy skuadrat janë të gatshme të paguajnë hiq më pak se 80 milionë për të. /Telegrafi/