Liverpool dhe Tottenham kanë paraqitur oferta për mesfushorin e PSG-së, Javier Pastore.
Sky Italia raporton se Liverpooli dhe Tottenham Hotspurs kanë rrëzuar ofertat e tyre që përfshijnë prej 25 milionë eurove dhe 40 milionë sosh.
Argjentinasi nuk është më në formacionin bazë të Unai Emeryt ndërsa ishte i lidhur me Interin.
Legjenda e Chelseat, Franck Lebouef ditë më parë e ka këshilluar “të largohet, veçanërisht nëse ka ambicie, sepse nuk mund të ëndërrojë të jetë pjesë e njëmbëdhjetësesh së këtij ekipi”.
Pastore ka kontratë valide deri në verën e vitit të ardhshëm ndërsa pritet të largohet gjatë kësaj vere.
Sipas ueb-faqes së mirënjohur transfermarkt.de, vlera e mesfushorit 28-vjeçar kap shifrat prej 30 milionë eurove.
Ndryshe, Pastore deri më tani ka pasur 174 dhe ka shënuar 29 gola për Paris Saint-Germainin. /Telegrafi/