Telegrafi

Liverpool dhe Chelsea kontaktojnë agjentin e Aubameyangut

Pierre-Emerick Aubameyang po lakmohet edhe nga Chelsea e Liverpool.

Sipas tabloidit “The Sun”, të dy klubet e Ligës Premier kanë kontaktuar agjentin e sulmuesit të Borussia Dortmund, duke i bërë një ofertë rreth 74 milionë euro.

Liverpool është skuadra që ka një avantazh kundrejt “Bluve” të Londrës, duke qenë se trajner e ka Jurgen Kloppin, me të cilin Aubameyang ka punuar kur gjermani ishte trajner i ‘milionerëve’ gjerman, transmeton Telegrafi.

Problemi është se, “The Reds” duhet të plotësojnë pretendimet e futbollistit për një pagë prej 200 mijë euro në javë, e kjo i jep  mundësi edhe Chelseat, të cuilët po kërkojnë një sulmues pasi nuk po llogarisin në shërbimet e Diego Costas.

Pierre-Emerick Aubameyang ka zhvilluar 128 ndeshje për Borussia Dortmundin, ku ka shënuar 85 gola. /Telegrafi/