Telegrafi

Liverpool – Chelsea, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Liverpooli dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të javës në kampionatin anglez.

Redsat janë nikoqirë të Bluve në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp vjen në këtë takim pas tri fitoreve radhazi dhe dëshiron ta shfrytëzoj formën e mirë dhe terrenin vendas për të arritur edhe fitoren e radhës.

Megjithatë, edhe ekipi i Antonio Contes ka katër fitore radhazi në kampionat dhe udhëton drejt Anfield për rezultat pozitiv.

Trajneri i Liverpoolit ka vendosur të bëjë disa ndryshime duke lënë në bankë Roberto Firminon, Sadio Manen dhe Georginio Wijnaldumin, ndërsa edhe Conte ka vepruar njësoj me Cesc Fabregasin dhe David Luizin.

LiverpoolMignolet, Gomez, Matip, Klavan, Moreno, Henderson, Milner, Coutinho, Oxlade-Chamberlain, Salah, Sturridge.

ChelseaCourtois; Azpilicueta, Christensen, Cahill (c); Zappacosta, Drinkwater, Kante, Bakayoko, Alonso; Hazard, Morata.

/Telegrafi/