Site icon Telegrafi

Liverpool blindon Coutinhon

Philippe Coutinho te Liverpooli deri në vitin 2022. The Reds janë gati të blindojnë xhevahirin e tyre me një kontratë të re afatgjatë.

Për të shmangur interesin e Paris Saint Germain drejtuesit e klubit anglez kanë nisur nga puna për të bindur brazilianin të firmosë marrëveshjen e re me Liverpoolin.

24-vjeçari nga Rio De Janiero është pjesë e Liverpoolit që prej 2013-të.

Falë paraqitjeve të tij me klubin e Kuq gjatë kësaj periudhe Coutinho ka ngjallur interesin e disa prej skuadrave më të mëdha të Evropës.

Në 153 paraqitje deri tani me Liverpoolin ish lojtari i Interit ka realizuar 32 gola. Ky sezon ka nisur akoma edhe më mirë për Coutinhon që ka shënuar 4 gola në 7 ndeshje.

Braziliani është një lojtarët tek të cilët trajneri Jurgen Klopp dëshiron të mbështetet fortë edhe në të ardhmen kështu që lamtumira e 24-vjeçarit nga Anfield Road është thuajse e pamundur. Nga kontrata e re e cila do të skadojë në vitin 2022, lojtari do të përfitojë një pagë dukshëm më të lartë se ajo aktualja.

Exit mobile version