Telegrafi

Liverpool i bashkohet garës për shërbimet e talentit brazilian

Braziliani Thiago Maja ka rënë në radarin e gjigantit të Ligës Premier.

Sipas ESPN, Liverpooli është klubi i fundit evropian që ka treguar interesin e tyre në mesfushorin shumë të vlerësuar të Santosit, Thiago Maia.

19-vjeçari konsiderohet si një nga perspektivët më të nxehtë në futbollin e Amerikës së Jugut, pasi shkëlqeu për skuadrën braziliane dhe për kombëtaren pasi ata morën medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2016.

Lexo po ashtu Talenti brazilian futë në ‘luftë’ katër gjigant evropianë

Manchester United, Chelsea dhe gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain janë të gjitha që kanë në monitorim Maian, por do të kenë për të luftuar konkurrencën nga Liverpooli i Jurgen Klopp.

Menaxheri gjerman thuhet se është i prirur për të shtuar një mesfushor qendror, si mbulesë për kapitenin Jordan Henderson dhe një numër i madh agjentësh janë duke mbajtur sytë në të. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ldwvt2opQCE