Liverpool ka arritur një marrëveshje personale me Victor Osimhen të Napolit, sipas një gazetari të respektuar të Napolit, Valter De Maggio.
“Cfare ndodhi? Ka pasur përfshirjen e një klubi tjetër, nga Liga Premier. Unë jam duke folur për Liverpool-in”, tha De Maggio në Televomero.
“Do të kishte kontakte të shpeshta, por sapo mësova diçka tjetër: tashmë ka një marrëveshje të arritur. Më lejoni të jem i qartë: marrëveshjet do të ishtë mes Liverpool dhe lojtarit, kështu që nuk do të përfshinte Napolin.
“Shpresoj që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, do të jetë në gjendje të mbajë Victor Osimhen të paktën deri në qershor, por nuk mund të jemi të sigurt”.
Burimet thonë se interesimi i Liverpool-it për sulmuesin është pikërisht arsyeja pse kampi i Osimhen u tërhoq nga negociatat me Napolin për një kontratë të re.
Besohet se Liverpool tashmë po planifikon jetën pa Mohamed Salah në vitin 2024. Nëse egjiptiani largohet, Osimhen mbetet objektivi kryesor i tyre.
Megjithatë, Napoli ende po insiston që ta mbajë lojtarin me kontratën e tij që skadon në vitin 2025. Chelsea është gjithashtu e interesuar për sulmuesin nigerian i cili vlerësohet në 120 milionë euro sipas Transfermarkt.
Osimhen shënoi 31 gola në 39 ndeshje sezonin e kaluar për të ndihmuar Napolin të fitojë Serinë A. Ai tashmë ka gjashtë gola në dhjetë ndeshje këtë sezon./Telegrafi/