Liverpooli ka marrë një fitore të radhës në kampionat, teksa ka mposhtur Huddersfieldin 5-0.
Skuadra e Jurgen Klopp u tregua e pamëshirshme për ekipin e fundit në tabelë duke i shënuar pesë gola.
Naby Keita me një gol si dhe Sadio Mane e Mohamed Salah me nga dy gola ishin realizuesit në këtë takim.
Ishin pikërisht tre futbollistët afrikan që morën notat më të larta në këtë takim.
E nota më e ulët shkoi për portierin e mysafirëve Lossl, që u vlerësua 5,2.
Në këtë takim luajti edhe Xherdan Shaqiri që u aktivizua në lojë në minutën e 73-të dhe pati paraqitje të mirë. /Telegrafi/