Liverpooli është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp para adhuruesve të vet ka mposhtur ekipin që po lufton për mbijetesë Burnley me rezultat 4-2.
Sadio Mane dhe Roberto Firmino me nga dy gola ishin më meritorët për këtë sukses të The Reds.
Pikërisht dy sulmuesit morën edhe notat më të larta nga Whoscored, ndërsa me paraqitje të mirë u dallua edhe kapiteni Van Dijk.
Tek mysafirët nota më e lartë shkoi për qendërmbrojtësin Tarkowski.
Ndërkohë për Burnleyn dështoi portieri Heaton dhe mbrojtësi Phil Bardsley.
Liverpooli me këtë fitore vazhdon luftën për kampion në Ligën Premier, pasi zë vendin e dytë me 73 pikë, një më pak se Manchester City. /Telegrafi/