‘Reds’ kanë shënuar fitore të thellë ndaj kampionëve anglez në xhiron e katërt të Ligës Premier.
Djelmoshat e trajnerit Jurgen Klopp kanë treguar forcën e vërtetë përball Leicester Cityt, duke i mposhtur me rezultat të thellë 4-1.
Golat në këtë takim për Liverpoolin i shënuan Roberto Firmino (13’, 89’), Sadio Mane (31’) dhe Adam Lallana (56’), ndërsa për Leicester Cityn shënoi Jamie Vardy (38’).
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave.
Sipas kësaj faqe, futbollisti më i notuar ishte Sadio Mane. /Telegrafi/
Liverpool
Leicester City