Site icon Telegrafi

Liverpool 4-1 Cardiff City, nota e Shaqirit dhe të tjerëve

Shaqiri - Salah (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Cardiff Cityt në ndeshjen e zhvilluar në Anfield.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka vazhduar serinë pozitive dhe pas fitores në javën e 10-të, tani kryesojnë tabelën në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mohamed Salah (10′), Sadio Mane (66′, 87′) dhe Xherdan Shaqiri (84′) për Reds, ndërsa për mysafirët shënoi Callum Paterson (77′).

Lexo po ashtu Liverpooli bëhet lider pas fitores së lehtë ndaj Cardiffit, Shaqiri shënon pas inkuadrimit nga banka

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli senegalez, Mane, i cili u vlerësua me notë 9.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin mysafirë Neil Etheridge, që u notua me 5.5.

Festa tek goli i Shaqirit (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Nga minuta e 61-të në këtë ndeshje luajti edhe ylli me prejardhje shqiptare, Shaqiri, i cili pati një paraqitje të mirë dhe u notua me 7.4. /Telegrafi/  

Liverpool:

Cardiff City:

 

Exit mobile version