Telegrafi

Liverpool 3-1 Newcastle, nota e Shaqirit dhe të tjerëve

Xherdan Shaqiri (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka fituar me rikthim ndaj Newcastle Unitedi me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.

Reds kanë vazhduar serinë e fitoreve edhe pas javës së pestë, duke arritur po kaq fitore deri më tani dhe janë lider më pikë të plota.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sadio Mane (28′, 40′) dhe Mohamed Salah (72′)  për vendasit, ndërsa Jetro Willems (7′) për mysafirët.

Lexo po ashtu Liverpooli vazhdon si i pamposhtur në Ligën Premier, triumfon me rikthim ndaj Newcastle

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte shënuesi i dy golave, Mane, i cili u notua me 8.5.

Sadio Mane (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin mysafir, Martin Dubrava që u vlerësua me notë 5.8.

Në këtë ndeshje luajti edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili u inkuadrua në minutën e 84-të dhe u notua me 6.0.

Liverpool:

Newcastle:

/Telegrafi/