Liverpooli ka marrë një fitore të madhe me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp ka arritur të vazhdojnë si i pamposhtur këtë sezon në kampionatin anglez, duke marrë edhe fitoren e 13-të nga 14 takime.
Golat në këtë takim u shënuan nga Virgil Van Dijk (18′, 24′) për vendasit, ndërsa Lewis Dunk (79′) shënoi për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mbrojtësi holandez, Van Dijk, i cili u vlerësua me notë 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin mysafirë, Aaron Connolly që u notua me 5.9.
Liverpool:
Brighton:
/Telegrafi/