Liverpooli ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e pestë radhazi.
Goli i vetëm në këtë fitore të Reds u shënua nga ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 67-të.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Reds, Andy Robertson, që u notua me 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin e mysafirëve, John McGinn, i cili u vlerësua me notë 6.3.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/