Telegrafi

Liverpool 0-1 Chelsea, notat e lojtarëve: Mount më i miri në ndeshje

Chelsea ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Liverpooli 0-1.

Mason Mount ka qenë hero i londinezëve, pasi shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.

Mesfushori anglez realizoi një gol spektakolar me tu futur në zonën e The Reds, gol që ishte vendimtar për triumfin në fushën e kampionit në fuqi të Anglisë.

Pikërisht numri 19-të i The Blues ishte lojtari me notën më të lartë në këtë takim.

Paraqitje shumë të mirë tek skuadra fituese patën edhe Jorginho, Cesar Azpilicueta, N’Golo Kante e Andreas Christensen së bashku me portierin Mendy.

Ndërkohë te The Reds lojtarët më të mirë në fushë ishin Thiago Alcantare, Alexander-Arnold e Andrew Robertson, derisa Curtis Jones e Fabinho patën notat më të ulëta.

Londinezët tani e shohin vetën në vendin e katërt në Ligën Premier me 47 pikë të tubuara, katër më shumë se Liverpooli që mbetet në vendin e shtatë në tabelë. /Telegrafi/