Telegrafi

Liverpool 0-0 West Brom: Vlerësimet e lojtarëve

Salah në aksion (Getty Images)

Liverpool sërish nuk ka arritur të fitoj në Ligën Premier.

The Reds para shikuesve të vetë kanë barazuar kundër skuadrës së West Bromwich Albion me rezultat 0-0.

Tashmë kanë dal vlerësimet e para për lojtarët e të dyja skuadrave, ku më i miri ishte i ekipit të mysafirëve.

Hegazi po kalon nëpër periudhë të mirë në këtë sezon dhe në këtë takim u vlerësua me notën 8.6.

Më të dobëtit ishin Salomon Rondon dhe Niki Brunt, të cilët u vlerësuan me notë të njëjtë, 6.0.

Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 31 pikë ndërsa mysafirët mbeten në vendin e 17 me 15 pikë. /Telegrafi/