Telegrafi

Liverpool 0-0 Real Madrid, statistikat pas pjesës së parë

Pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve është mbyllur me barazim 0-0.

45 minutat e parë kanë qenë shumë të zjarrtë mes dy nga klubet më të mëdha evropiane.

Reds për një nuancë ishin më të mirë duke krijuar më shumë raste dhe duke goditur edhe shtyllën, por Los Blancos u treguan të rrezikshëm në fund.

Në fakt, Karim Benzema gjeti golin në minutën e 43-të, por ky gol u anulua nga gjyqtari dhe pastaj nga VAR-i.

Reali pati posedimin me 52 për qind kundrejt 48 për qind nga Liverpooli, ndërsa Reds patën nëntë raste nga to pesë goditje në  portë.

Reds patën 302 pasime të kompletuara, ndërsa Reali 272 sosh. /Telegrafi/