Telegrafi

Liverpooli mposht Norwichin e Milot Rashicës dhe kalon në çerekfinale të FA Cup

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Norwich me rezultat 2-1 në kuadër të 1/8 të FA Cup.

Ndeshja nisi me raste, kur Curtis Jones ishte afër golit në minutën e 9-të.

Pas tij provoi Teemu Pukki i Norwich, por as ky nuk ishte i saktë.

Goli erdhi në minutën e 27-të, kur Divock Origi pasoi te Takumi Minamino që shënoi për 1-0.

I njëjti lojtari dyfishoi epërsinë në 2-0 në minutën e 39-të të takimit.

Rastin e fundit të mirë në pjesën e parë e kishte Milot Rashica, por goditja e tij për pak shkoi jashtë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë me më pak raste, pasi Liverpooli kishte një epërsi të kënaqshme.

Ndeshja u hap në minutën e 76-të, kur Lukas Rupp arriti të shënojë pas pasimit të Joshua Sergent për 2-1.

Në minutën e 85-të ishte afër që të barazohej ndeshja, por goditja e Jonathan Rowe u ndal nga portieri.

Me këtë fitore Liverpooli kalon në çerekfinale të FA Cup. /Telegrafi/