Në Letzigrund Stadion të Cyrihut, Zvicra dhe Kosova (1-1) zhvilluan ndeshjen miqësore që padyshim se ishte një përballje emocionale falë lojtarëve shqiptarë që luajnë dhe kanë luajtur te Helvetikët.
Është hera e parë që këto dy skuadra u vunë përballë njëra-tjetrës, ashtu që nuk ka dyshim se është një takim i veçantë.
Aktualisht pjesë e Zvicrës janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri, por shumë lojtarë të tjerë shqiptarë ndër vite e kanë përfaqësuar këtë skuadër.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e ndeshjes Zvicra 1-1 Kosova.
Përfundon ndeshja
Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës (1-1) në Letzigrund Stadion të Cyrihut.
Ishte një paraqitje shumë e barabartë ndërmjet dy ekipeve dhe i tillë ishte rezultati i këtij takimi.
Milot Rashica realizoi për Kosovës, ndërsa (52’), ndërsa Jordan Lotomba shënoi për Zvicrën (61’).
On revoit le but de Rashica face à la Suisse ! pic.twitter.com/bWQfWg8w0P
— Football Kosovar 🇽🇰 (@FootballKosovar) March 29, 2022
Tifozët e Kosovës kërkojnë edhe një gol
82’ Tjetër mundësi e pashfrytëzuar. Muriqi pasoi te Rashica, i cili tentoi harkimin, por topi u bllokua.
81’ Edhe Andi Zeqiri (në vend të Okafor) inkuadrohet në lojë për skuadrën e Zvicrës, nën fishkëllimat e tifozëve.
Dyshja shqiptare e Zvicrës tashmë ndodhen në bankë
76′ Ndryshime edhe te Kosova. Loshaj lëshon fushën për Betim Fazlijin, kurse Florent Muslija inkuadrohet në vend të Valon Berishës.
75’ Edhe Xherdan Shaqiri e lëshon fushën. Renato Steffen në vend të tij.
73′ Supergoditje nga Dresevic, por mbron Kobel.
68’ Edon Zhegrova dhe Ibrahim Dresevic inkuadrohen në lojë. Bytyqi dhe Idrizi lëshojnë fushën.
63’ Granit Xhaka u zëvendësua (nga Remo Freuler), por nuk ishte aspak i kënaqur me këtë vendim të trajnerit, reagimi i tij e dëshmoi këtë.
Barazohet rezultati
61′ Harkim nga Mbabu dhe një dalje e gabuar nga Muric shfrytëzohet nga Lotomba që shënon me kokë.
60’ Fat për Kosovën, pasi topi i goditur me kokë nga Comert, përfundon jashtë.
56’ Skuadra e Kosovës vazhdon të sulmojë dhe të prodhojë raste të rrezikshme.
Gooooool… Rashica kalon Kosovën në epërsi
52′ Kosova ka kaluar në epërsi në Letzigrund Stadion të Cyrihut. Bytyqi e shfrytëzoi një top të kthyer keq nga Zuber, shkoi përpara dhe insistoi për të pasuar te Rashica, i cili fillimisht provoi asistimin te Muriqi, por nuk i doli dhe më pas e futi topin vet në rrjetë.
On revoit le but de Rashica face à la Suisse ! pic.twitter.com/bWQfWg8w0P
— Football Kosovar 🇽🇰 (@FootballKosovar) March 29, 2022
51’ Situatë e rrezikshme para portës së Aro Muric, por kalon lehtë.
Fillon pjesa e dytë
46′ Ka nisur gjysma e dytë e takimit miqësor ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës në Letzigrund Stadion të Cyrihut. Pjesa e parë u mbyll pa gola (0-0).
Statistikat e pjesës së parë
Përfundon pjesa e parë: Zvicra 0-0 Kosova
Është mbyllur pa gola (0-0) gjysma e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës në Letzigrund Stadion të Cyrihut.
Një fraksion me gjysmëraste për të dyja palët dhe me pak nevojë për intervenimin e portierëve, sidoqoftë ata e kryen detyrën kur ishte nevoja për t’i mbajtur rrjetat të paprekura.
43’ Fantastik Rrahmani për ta bllokuar Gavranovicin, edhe më i mrekullueshëm intervenimi i Muric pas goditjes së Shaqirit.
40’ Granit Xhaka provon goditjen nga Distanca, por topi shkon jashtë.