Shqipëria e ka humbur (0-2) ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, ndërsa kundërshtar i Kuqezinjve në Arenën Kombëtare ishte Anglia.
Në sfidat e para në kuadër të Grupit I, Kombëtarja shqiptare fitoi në udhëtim te Andorra (1-0), kurse Tre Luanët triumfuan përballë San Marinos (5-0).
Kështu, Anglia ka statistikë të qind për qindtë, gjashtë pikë nga dy ndeshje, derisa Shqipëria numëron vetëm tri pikë.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e takimit Shqipëri 0-2 Angli.
Notat e lojtarëve
Situata në Grupin I
Përfundon ndeshja, Shqipëri 0-2 Angli
Me rezultat 2-0, Anglia ka fituar ndaj Shqipërisë në Arenën Kombëtare, ‘Air Albania’, të vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Harry Kane (38’) dhe Mason Mount (63’) ishin golashënuesit e Tre Luanëve.
https://twitter.com/wyngback/status/1376213470731886595
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376222676105244672
90’+1 Kane rrezikon sërish, porse nuk është i saktë.
86’ Kuqezinjtë nuk po arrijnë ta rrezikojnë kundërshtarin, ndërkohë që mbesin edhe pak minuta deri në mbyllje të sfidës.
77’ Minuta të mirë për Shqipërinë që përpiqet të shënojë, porse mungon konkretizimi.
Anglia shënon golin e dytë
63’ Ka ardhur edhe goli i dytë i Tre Luanëve. Mason Mount ishte realizues.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376222676105244672
Zëvendësime te Shqipëria
59’ Edy Reja dëshiron të ndryshojë taktikë të lojës, në përpjekje për t’i ndryshuar gjërat në këtë sfidën.
Cikalleshi lëshon fushën për Manajn.
Gjasula inkuadrohet në vend të Brojës.
Lenjani është inkuadruar në vend të Memollës.
58’ Tjetër aksion i anglezëve i ndalur me sukses nga Kuqezinjtë.
52’ Tjetër mundësi për Tre Luanët, ndërsa Etrit Berisha intervenon për mrekulli për ta penguar golin me ndihmën e shtyllës, porse portieri shqiptar pëson edhe një lëndim të lehtë me zgjatjen e tij.
50’ Pasqyrë e ngjashme e lojës edhe në fraksionin e dytë, Anglia që sulmon dhe Shqipëria që po mbrohet.
#ThreeLions goal number 3️⃣3️⃣!
👏 @HKane pic.twitter.com/bxxkdqSsZl
— England (@England) March 28, 2021
Fillon pjesa e dytë
Shqipëria do ta kërkojë rikthimin në gjysmën e dytë të takimit kundër Anglisë.
Tre Luanët shënuan në pjesën e parë përmes Harry Kane, i cili njëherësh e goditi edhe shtyllën.
Përfundon pjesa e parë
Shqipëria është në disavantazh prej një goli pas pjesës së parë të takimit kundër Anglisë në Arenën Kombëtare, ‘Air Albania’
Harry Kane shënoi golin e vetëm pas një harkimi nga Luke Shaë. Sulmuesi i Tottenham Hotspur pati një tjetër rast, por e goditi shtyllën.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376213638277660674
Mundësinë më të mirë për Shqipërinë e pati Myrto Uzuni, të cilin e nxori në rast Elseid Hysaj, por sulmuesi shqiptar goditi përmbi portë.
42’ Me fat Shqipëria. Goditja e Harry Kane përfundon në shtyllë.
Shënon Anglia
38′ Harry Kane e ka zhbllokuar rezultatin në Arenën Kombëtare. Sulmuesi i Tottenham Hotspur shënoi pas harkimit nga Luke Shaw. Kjo ishte vetëm goditja e dytë e Tre Luanëve në kuadratin e portës.
https://twitter.com/LetsSWITCHGames/status/1376212802323505156
35’ Me gjithë dominimin e anglezëve, skuadra shqiptare është duke i kryer mirë detyrat për të penguar ndonjë rrezik.
33′ Pritje fantastike nga Berisha pas goditjes së Walker nga largësia.
Rasti fantastik i Uzunit në minutën e 13-të
28’ Tjetër moment i rrezikshëm i ndërtuar nga Hysaj, porse finalizimi nga sulmuesit nuk ishte i duhuri.
18’ Skemë e njëjtë e lojës, me Tre Luanët që luajnë në gjysmëfushën shqiptare, derisa Kuqezinjtë presin rastin për të kundërsulmuar.