Telegrafi

LIVE në RTV Dukagjini, debati me kandidatët për Gjilanin (Video)

Në vazhdën e debateve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, sonte ne “Debat D” në RTV Dukagjini, do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Gjilanit.

Kandidatët për kryetar të kësaj komune do të debatojnë për qeverisjen aktuale, planet dhe projektet për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare.

Në debatin që udhëhiqet nga Fidan Rama, në panelin e diskutimit janë: Rexhep Kadriu, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Sami Kurteshi, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bajram Hasani, nga Nisma për Kosovën, Zenun Pajaziti, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Naser Morina, nga radhët e Partisë së Drejtësisë (PD).

Telegrafi ka përgatitur një sondazh, në të cilin lexuesit mund të votojnë se kush nga kandidatët e ka fituar debatin. Ju ftojmë që të votoni më poshtë, për të preferuarin tuaj. /Telegrafi/