Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i janë drejtuar kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.
Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%.
Numërohen 98 për qind të votave
LVV – 376.342 vota
PDK – 135.279
LDK – 102.786
AAK – 58.021
NISMA – 20.235
Numërohen 87.57% e votave
Nga 87.57 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.83 për qind ose 326.717 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.50 për qind ose 111.381 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.36 për qind ose 91.278, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.43 për qind ose 50.743, Nisma Socialdemokrate 2.73 për qind ose 18.631.
Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:
Rezultatet e zgjedheve me 80 për qind të votave të numëruara
LVV – 302.485 vota
PDK – 110.678 vota
LDK – 84.237
AAK – 47.157
Reagimi i Isa Mustafës dhe Enver Hoxhajt pas rezultateve
Numërohen mbi 72 për qind të votave
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.08% nga numërimi i 72.1 për qind të votave nga gjithsej 2.382 qendra të votimit.
Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.57 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.37 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.45 për qind…
LIVE: Numërohen mbi 62 për qind e votave
Numërohen mbi 62 për qind të votave: VV 47.97%, PDK 17.85%, LDK 13.44%
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 47.97 për qind ose 232.335 vota nga numërimi i 62.18 për qind të votave nga gjithsej 2.382 qendra të votimit.
Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.85 për qind ose 86.454, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.44 për qind ose 65.113 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.81 për qind ose 37.852 votues, Lista Serbe 4.53 për qind ose 21.964, Nisma Socialdemokrate 2.59 për qind ose 12.540 votues.
Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:
LIVE: Numërohen mbi 55 për qind e votave: VV 48.33%, PDK 18.17%, LDK 13.65%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 56.29 për qind të votave nga 2.382 qendra të votimit.
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.33 për qind ose 210.671 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.17 për qind ose 79.184, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.65 për qind ose 59.489 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.79 për qind ose 33.949 votues, Lista Serbe 3.91 për qind ose 17.023, Nisma Socialdemokrate 2.5 për qind ose 11.133 votues.
Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:
LIVE: KQZ numëron mbi 50 për qind të votave – LVV me 47,95%, pasur nga PDK me 18,50% për qind, dhe LDK 13,63%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka bërë numërimin e 50.87 votave.
Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje prin dukshëm me 47,95%,
Pastaj pason Partia Demokratike e Kosovës me 18,50% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,63%.
Ndërkaq, AAK 8.17 %.
KQZ numëron mbi 46 për qind të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka bërë numërimin e 46.39 për qind.
Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje prin dukshëm me 48,12%.
Pastaj pason Partia Demokratike e Kosovës me 18,33% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,71%, pastaj AAK, 8.20%.
KQZ numëron 300 mijë vota – këto janë rezultatet e partive sipas përqindjes
Kjo pas numërimit të mbi 300 mijë votave.
Nga 300 mijë votat e para, Vetëvendosje ka 143.684 vota, PDK 56.100, LDK 41.424, AAK 25.852, Lista Serbe 10.421, NISMA 8.080
Numërohen 200 mijë votat e para, prinë LVV
Nga 18.88% të votave të numëruara, LVV prin me 45%, PDK 18.77%, LDK 13.87%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 18.88 për qind të votave nga 2.382 qendra të votimit.
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 45.16 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.77 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.87 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8.73 për qind, Lista Serbe 4.92 për qind, Nisma Socialdemokrate 2.73 për qind.
Numërohen 14.86% të votave, VV shton epërsinë
Deri më tash Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 14.86 për qind të votave nga 2.382 qendra të votimit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 44.39 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.39 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.90 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 9.79 për qind, Lista Serbe 4.72 për qind, Nisma Socialdemokrate 2.82 për qind.
Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së: KËTU
KQZ numëron 10% të votave: VV 44,12%, PDK 18,68%, LDK 14,13%, AAK 9,97%
Komisioni ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i 10,66% i kutive të votimit, të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.
Sipas rezultateve të para preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë më 44,12 për qind të votave të numëruara, shkruan Reporteri.net. Pasuar nga PDK-ja më 18,68%, LDK e treta më 14,13 dhe AAK e katërta më 9,97% të votave të numëruara.
Ashtu siç pritej, NISMA për Kosovën po perfërmon jashtëzakonisht keq dhe ndodhet nën pragun zgjedhor më 2,84% të votave të numëruara.
Sipas KQZ-së në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 843 mijë e 862 votues, në 2 mijë e 382 vendvotime.
KQZ fillon me publikimin e rezultateve të para
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë online rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2021.
Deri më tani, KQZ-ja ka numëruar 12,26 për qind të votave, ku me këtë numërim Lëvizja Vetëvendosje prinë me 43,87% të votave, PDK-ja ka 18.45%, LDK-ja 13.93%, AAK-ja 10.05 %, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 2.92%.
Deri më tani, KQZ-ja ka numëruar 12,26 për qind të votave, ku me këtë numërim Lëvizja Vetëvendosje prinë me 43,87% të votave, PDK-ja ka 18.45%, LDK-ja 13.93%, AAK-ja 10.05 %, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 2.92%.
KQZ: Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është 46,96%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e sotëm zgjedhor është 46,96 %.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën e katër për media, ka thënë se procesi zgjedhor në përgjithësi ka shkuar në mënyrë të qetë pa ndonjë incident
“Të gjitha vendvotimet janë mbyllur. Sipas të dhënave preliminare numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar është 46,96% apo 832 mijë e 468”, ka thënë Daka.
Mbyllen qendrat e votimit në mbarë territorin e Kosovës
Qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u hapën në mënyrë të rregullt në orën 07:00, janë mbyllur në ora 19:00 në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili fillon me numërimin e votave menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 32,2 për qind apo 567 mijë e 934 e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës nga gjithsej 1.937.868 votues të regjistruar.
Sondazhi i AlbanianPost në Kanal10: LVV merr 53% të votave, PDK 20%, LDK 17%, AAK 7%
Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021 ka vendosur në vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje me 53 për qind.
Baton Haxhiu i cili ka prezantuar këtë sondazh në Kanal 10 ka thënë se sipas këtij sondazhi LVV merr 53 %, LDK 17 %, PDK 20 %, AAK 7% dhe NISMA 2 %.
Exit Polli i PIPOS në Klan Kosova: LVV merr 41.8% të votave, PDK-16.5%, LDK-15.2%, AAK-7.2%
Sipas exit-pollit të transmetuar në Klan Kosova partia e parë në zgjedhje del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 41.8%. Pason PDK me 16.5%, LDK- renditet e treta me 15.2%, NISMA me 2.6% nuk e kalon pragun.
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV prin me 47,9%, e dyta renditet PDK-ja dhe e treta LDK-ja
Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:
Lëvizja Vetëvendosje 47,9%
Partia Demokratike e Kosovës 17,7%
Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%
Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe
Partitë jo shumicë 10,2%, kurse të tjera 0.3%.