Ekipi përfaqësues i Kosovës e ka nisur me barazim (1-1) aventurën kualifikuese në Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’. Bullgaria ishte kundërshtari i parë i skuadrës sonë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sfida u dominua nga Përfaqësuesja e Kosovës, por fati nuk ishte në anën tonë. Këto dy skuadra bëjnë pjesë në Grupin A të Kampionatit Evropian, ku konkurrojnë edhe Anglia, Mali i Zi dhe Replika Çeke.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet lidhur me debutimin historik të Kosovës në kualifikimet për një Kampionat Evropian.
Përfundon ndeshja
Kosova mjaftohet me një barazim dhe një pikë në debutimin fantastik në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’ kundër Bullgarisë.
Tri minuta kohë shtesë
Edhe pak shpresa për Kosovën që ta fitojë këtë ndeshje pas një loje fantastike.
90′ Përfundon koha e rregullt. Raste të njëpasnjëshme, Rashica dhe Zhegrova dështojnë të shënojnë.
87′ Gjuajtje e lirë për Kosovën. Goditja e Zenelit… nuk përfundon në rrjetë.
Pesë minutat e fundit të kohës së rregullt
85′ Pamundësi e ndërtimit të një aksioni të rrezikshëm, derisa tifozët brohorasin: “Duam fitore”.
80′ Dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt. Edhe pak shpresë për të regjistruar fitore.
79′ Leart Paqarada është inkuadruar në vend të Benjamin Kolollit.
Statistikat deri në minutën e 75-të
Kosovë 1-1 Bullgari:
Gjuajte drejt portës: 8-4
Gjuajte në kornizën e portës: 4-2
Posedimi i topit: 61%-39%
Pasimet: 470-279
Pasime të kompletuara: 386-204
Në ndërkohë, Anglia e ka vulosur fitoren në ndeshjen tjetër të Grupit A kundër Malit të Zi. Epërsia është 4-1.
74′ Rezultati akoma i barabartë. Tifozët duan fitore.
69′ Vazhdon presioni i Kosovës. Skuadra nikoqire e do fitoren!!!
BARAZON ARBËR ZENELI
61′ GOOOOOOOL… Super Arbër Zeneli e barazon rezultatin. Ndizet atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri”.
59′ Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Herolind Shalës.
58′ Besar Halimi zëvendëson Bersant Celinën.
Muriqi godet shtyllën
55′ Super-rast. Muriqi godet shtyllën. Humbet edhe një shans shumë i mirë nga lojtarët tanë.
Mbështetje e madhe nga tifozët
Kosova është në disavantazh, mirëpo tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri” janë duke e mbështetur vazhdimisht Përfaqësuesen tonë.
50′ Tjetër harkim nga këndim, i katërti me radhë. Nuk shfrytëzohet nga ekipi vendas.
49′ Harkim nga këndi për Kosovën, por portieri mysafir e kap topin.
Fillon pjesa e dytë
Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë. Mysafirët janë në epërsi prej një goli nga pjesa e parë.
Top pesë lojtarët që pasuan më së shumti në pjesën e parë