Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova e ka zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Jordanisë, të cilën e humbi me rezultat 2-0.
Ky ishte takimi i parë i Dardanëve që nga largimi i Bernard Challandes nga posti i përzgjedhësit të skuadrës.
Trajneri Primoz Gliha e drejtoi Kosovën në këtë takim dhe objektivi ishte që të nxjerrë rezultat pozitiv, por nuk ia doli
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e ndeshjes Kosova 0-2 Jordania.
Statistikat e ndeshjes
Përfundon ndeshja
Është mbyllur ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra mysafire fitoi me epërsi prej dy golash.
88′ Në anën tjetër pasim i bukur i Zhegrovës për Muriqin, mirëpo sulmuesi nga Prizreni nuk arrin të realizojë.
87′ Tjetër gabim nga skuadra jonë, por kësaj radhe mbrojti portieri Muric.
Kosova 0-2 Jordania
85’ Jordania shënon edhe golin e dytë. Pas një gabimi nga Vojvoda, shfrytëzoi Aldardadreh për të shënuar.
80’ Goditje e Zhegrovës nga largësia, por topi shkoi mbi portë.
74’ Tjetër harkim i rrezikshëm në zonë, kësaj radhe nga Berisha që e gjen përsëri Muriqin, por mungon konkretizimi.
71’ Jordania vazhdon të jetë në avantazh derisa kemi hyrë në njëzet minutat e fundit të kohës së rregullt të takimit. Harkimi i Vojvodës dhe goditja e Muriqit në qendër u ndal nga portieri vizitor.
62′ Milot Rashica lëshon fushën, inkuadrohet në fushë Astrit Selmani.
60’ Nuk mungon dëshira dhe iniciativa për të shënuar, mirëpo akoma nuk ka ardhur goli i barazimit.
57’ Harkim i Vojvodës në zonë, ndërsa Valon Berisha godet me kokë jashtë portës.
57′ Largohet Fidan Aliti, inkuadrohet Florian Loshaj.
51′ Zhegrova bën gjithçka mirë, por godet lart mbi portë.
Rast i bukur, Muriqi godet shtyllën
47’ Pas një harkimi nga këndi, Vedat Muriqi goditi me kokë, por topi u ndal në shtyllë.
Dy zëvendësime në fillim të gjysmës së dytë
Edon Zhegrova dhe Lirim Kastrati kanë hyrë në fushë, ndërsa janë larguar Mirlind Kryeziu dhe Besar Halimi.
Fillon pjesa e dytë
46’ Ka nisur gjysma e dytë e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët duhet ta rikthejnë rezultatin, pasi gjenden në disavantazh nga pjesa e parë.
Statistikat e pjesës së parë
Përfundon pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Skuadra mysafire arriti të shënonte pas një devijimi të goditjes së Baha Aysel që e paraboloi portierin Muric.
Trajneri Primoz Gliha do të ketë çfarë të bisedojë me lojtarët në zhveshtore.
45’ Tentativat finale të Kosovës për ta barazuar rezultatin në pjesën e parë të takimit.
43’ Akoma nuk ka ardhur goli i barazimit të Kosovës përkundër dëshirës për të shënuar.