Kosova ka qenë nikoqir i Gjibraltarit në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të cilën e fitoi me rezultat 1-0.
Kjo përballje do t’i shërbejë trajnerit Bernard Challandes si përgatitje para sfidës kualifikuese ndaj Malit të Zi që zhvillohet të hënën mbrëma.
Telegrafi ju mban të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e këtij takimi.
Përfundon ndeshja
Kosova merr një fitore të merituar kundër Gjibraltarit me golin e vetëm të shënuar nga Florent Hasani. Skuadra jonë meritoi triumf me epërsi më të lartë pasi e dominoi sfidën dhe krijoi raste të njëpasnjëshme, por vetëm një u konkretizua.
90’+1 Janë dhënë pesë minuta lojë shtesë, ndërkohë që Kosova është në epërsi prej një goli.
86′ Ka rënë paksa tempi i lojës, edhe pse ‘Dardanët’ po e dominojnë sfidën.
81′ Vazhdon dominimi i Kosovës duke krijuar raste të njëpasnjëshme, megjithëse finalizimi nuk është i duhuri. Tifozët po krijojnë atmosferë të mirë, edhe pse është ndeshje miqësore.
Në fotografi, momenti i festës së golit
Goooool, Kosova në epërsi
69′ Goooool… Pas një harkimi të ulët në zonë, Florent Hasani goditi fuqishëm dhe topi u devijua nga Atdhe Nuhiu për të përfunduar në rrjetë.
https://www.youtube.com/watch?v=ocqx0_ZFkPM&fbclid=IwAR3EiCmWkoxLDhEo-7Q7opciVO702yWS9–kpx8d6z6eKyxTwe5sWpr-8q8
63′ Valon Berisha lëshon fushën, në vend të tij inkuadrohet Idriz Voca.
61′ Raste të njëpasnjëshme. Valon Berisha godet, por topi ishte jashtë shtyllës.
59′ Harkim në zonë nga Berisha, Xhemajli gjuan pranë portës.
56′ Harkim i mirë nga Hadërgjonaj, i cili nuk arrin te Nuhiu.
53′ Tjetër përpjekje nga largësia, kësaj radhe goditi Paqarada, por përfundoi jashtë.
49′ Hasani provoi një goditje nga jashtë zonës, por ishte mbi portë.
Fillon pjesa e dytë
Trajneri Bernard Challandes bën ndryshime pas pjesës së parë.
Florent Hasani inkuadrohet në vend të Florent Muslija.
Elbasan Rashani është inkuadruar në vend të Bernard Berishës.
Lirim Kastrati ka hyrë në vend të Edon Zhegrovës.
Leart Paqarada luan në vend të Benjamin Kolollit.
Statistikat e pjesës së parë
Përfundon pjesa e parë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit.
42′ Pas disa lëvizjeve të mira, Zhegrova provoi një goditje nga distanca që përfundoi lart mbi portë.
37′ Një lëvizje e mirë nga Muslija që prodhoi rrezik, por jo edhe efektivitet.
36′ Një mundësi iu dha Atdhe Nuhiut, por nuk u shfrytëzua.
35′ Një dalje e rrallë e mysafirëve drejt portës së Ujkanit që u ndal me qetësi nga kapiteni i Kosovës.
30′ Vazhdon presioni i Kosovës pas gjysmë ore lojë, mirëpo rezultati është i pandryshueshëm dhe skuadra jonë nuk po arrin të tregohet e efektive para portës.