Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka luajtur kundër Greqisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.
Dardanët kërkonin tjetër fitore, për ta blinduar pozitën e tretë në Grupin B. Në tri takimet e para, Kosova ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një fitore.
Ndërsa në këtë sfidë, Kosova arkëtoi vetëm një pikë (1-1).
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e ndeshjes.
Situata në Grupin B
Statistikat e ndeshjes
Përfundon ndeshja: Kosova 1-1 Greqia
Përkundër dominimit të ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka nxjerrë vetëm një barazim (1-1) ndaj Greqisë në ndeshjen kualifikuese për ‘Katari 2022’.
Anastasios Douvikas shënoi golin e ekipit nikoqir në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2).
https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/1434620809948147712
Kurse Vedat Muriqi i barazoi shifrat në minutat shtesë të gjysmës së dytë (90’+2).
Goooool… Vedat Muriqi barazon shifrat
90’+2 Kosova ia kthen me të njëjtën monedhë Greqisë i shënon në minutat shtesë.
Vedat Muriqi elektrizon të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri” duke shënuar golin e barazimit.
https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/1434620809948147712
90’+1 Gjuajtje e lirë në forma harkimi nga Rashica që pastrohet nga lojtarët kundërshtarë.
86’ Pak minuta kanë mbetur që Kosova ta shënojë golin e barazimit.
83′ Ekipi nikoqiri vazhdon me përpjekjet për ta shënuar golin e barazimit.
81’ Akoma pa raste të vërteta shënimi për Dardanët kur kemi hyrë në minutat e fundit të takimit.
71’ Nuk po ndërtohen aksione që do të rrezikonin realisht portën kundërshtare.
66’ Dardanët nuk heqin dorë nga presioni, kërkojnë golin e barazimit. Rrahmani godet me kokë jashtë portës.
62’ Pritet intervenim i përzgjedhësit të Kosovës, ndërkohë që nuk po shënohet goli i barazimit.
59’ Harkim në drejtim të Vedat Muriqit, goditja me kokë e të cilit shkoi jashtë.
58’ Moment i rrezikshëm për skuadrën tonë, mirëpo grekët e tepruan në aksion e zgjatur të tyre.
51’ Karton i verdhë për Mërgim Vojvodën për shkak të ndërhyrjes së palejuar.
49’ Vendasit e kanë nisur me presion të menjëhershëm gjysmën e dytë të takimit.
Fillon pjesa e dytë
46’ Ka nisur gjysma e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë, përkundër se vendasit e dominuan fraksionin e parë të lojës.
Dhe tash Dardanëve u mbetet që ta përmbysin rezultatin.
Zymer Bytyqi është inkuadruar në vend të Lirim Kastratit.
Dardanët ishin vazhdimisht në mbështetje të Kosovës
Statistikat e pjesës së parë
Përfundon pjesa e parë: Kosova 0-1 Greqia
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me epërsi të ekipit mysafir.
Dardanët i dominuan 45 minuta e para, mirëpo mungoi finalizimi i aksioneve dhe natyrisht, edhe goli.
Ndërkaq, një pakujdesi në minutat shtesë, bëri që Helenët të kalonin në epërsi me golin e Anastasios Douvikas (45’+2).
40’ Nuk ka gola në “Fadil Vokrri”, me gjithë lojën dominuese të ekipit nikoqir.