Kosova ishte mysafir i Malit të Zi në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’. Përfaqësuesja jonë udhëtoi në Podgoricë, ku u zhvillua përballja e vlefshme për Grupin A.
Takimi përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), edhe pse Kosova e dominoi ndeshjen dhe e meritoi fitoren.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e përballjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Statistikat e ndeshjes
Mali i Zi | Statistika | Kosova |
1 | Gola | 1 |
7 | Tentime të përgjithshme | 5 |
3 | Brenda kuadratit të portës | 5 |
4 | Jashtë kuadratit të portës | 0 |
2 | Bllokada | 1 |
0 | Goditje nga këndi | 3 |
1 | Pozita jashtë loje | 0 |
48% | Posedimi i topit | 52% |
Përfundon ndeshja: Mali i Zi 1-1 Kosova
Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në Podgoricë.
Përfaqësuesja e jonë shënoi me anë të Milot Rashicës, mirëpo nuk arriti ta ruante epërsinë apo të shënonte gola të tjerë, përkundër paraqitjes mbresëlënëse dhe dominimit të sfidës.
Katër minuta shtesë
Tentimet e fundit të Kosovës për ta fituar sfidën në minutat shtesë, njëherësh duhet pasur kujdes nga kundërsulmet.
Minutat e fundit
90′ Kosova përpiqet të ndërtojë aksione për ta fituar lojën në minutat e mbetura.
Pak minuta deri në fund
82′ Rashica ndëshkohet me karton të verdhë.
81′ Amir Rrahmani i pasaktë me goditjen me kokë.
80′ Një aksion i mirë që përfundon pa konkretizim në zonën kundërshtare.
76′ Arijanet Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë.
Beqiraj rekorder për Malin e Zi
Fatos Beqiraj nga sonte është rekorder me numrin e paraqitjeve për Malin e Zi. Në ndeshjen ndaj Kosovës, ai e ka regjistruar paraqitjen e 62-të me këtë përfaqësuese.
69′ Barazohet rezultati. Shënon Stefan Mugosa.
65′ Në anën tjetër ishte në vend Muriqi për të penguar ndonjë befasi të kundërshtarëve.
Tjetër rast, nuk ka gol
64′ Një mundësi tjetër goli, ku mungoi vetëm konkretizimi. Shtylla e shpëtoi Malin e Zi.
Super rast, nuk ka gol
63′ Pasim mbresëlënës nga Rashica, mirëpo nuk shënon Zhegrova.
61′ Tjetër depërtim në zonë nga lojtarët tanë, mirëpo finalizimi nuk ishte i duhuri.
57′ Karton i verdhë për Leart Paqaradën. Ndërsa menjëherë pas, malazezët patën një rast të rrezikshëm.
54′ Një goditje e rrezikshme e Mugosas që përfundoi jashtë portës së Muriqit.
Fillon pjesa e dytë
Kosova është 45 minuta larg triumfit në ndeshjen kundër Malit të Zi në Podgoricë.
Dardanët janë në epërsi me golin e Milot Rashicës të shënuar në pjesën e parë (24′).
Pacolli shpreh shqetësimin për presionin ndaj trajnerit të Malit të Zi
“Po ndjek me shqetësim situatën në lidhje me ndeshjen e futbollit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Mali i Zi është mik dhe partner i Kosovës. Serbia nuk do ta pengojë këtë miqësi.
“Presioni ndaj trajnerit dhe ndaj disa lojtarëve nga Beogradi dhe mediat serbe e tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë për të ndërhyrë në vendet fqinje. Kosova dhe Mali i Zi do t’i kapërcejnë këto pengesa nga Beogradi dhe të dyja vendet tona njohin taktikat e Serbisë”.
“Sytë i kemi tek djemtë tanë sonte në Malin e Zi dhe ju urojmë atyre fitore”, ka shkruar minsitrii Jashtëm, Behgjet Pacolli, në Facebook.
Statistikat e pjesës së parë
Mali i Zi | Statistika | Kosova |
0 | Gola | 1 |
4 | Tentime të përgjithshme | 5 |
2 | Brenda kuadratit të portës | 4 |
2 | Jashtë kuadratit të portës | 0 |
0 | Bllokada | 1 |
0 | Goditje nga këndi | 2 |
1 | Pozita jashtë loje | 0 |
43% | Posedimi i topit | 57% |