Kosova zhvilloi ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në Ligën e Kombeve. Skuadra e parë ishte nikoqire e Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku fitoi me rezultat 4-0.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale dhe drejtpërdrejt për secilin detaj në lidhje me këtë përballje jashtëzakonisht të rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës.
Përfundon ndeshja: KOSOVA 4-0 Azerbajxhani
Arritje historike për Kosovën në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja jonë e ka përfunduar në vend të parë fazën grupore në Grupin 3 të Ligës D.
Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Kosova ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime, dhe mban vendin e parë në grup me 14 pikë.
90′ Tri minuta lojë shtesë dhe pritet fishkëllima e fundit për festën e madhe.
12.532 tifozë e shijuan këtë superfitore.
88′ Përpjekje të dështuara të mysafirëve për ta shënuar golin e nderit. Por, Arijaneti dëshiron ta mbyllë debutimin e tij pa pranuar gol.
85′ Besar Halimi zë vendin e Valon Berishës. Hekuran Kryeziu merr shiritin e kapitenit.
83′ Nuk ngopet Kosova. Rrezikon sërish përmes Kolollit, nga një rast i krijuar nga talenti zhegrova.
80′ Zhegrova tregohet i rrezikshëm në këto minuta, nxjerr gjuajtje të lirë në afërsi të zonës. Gjuajtja e Benjamin Kolollit përfundon mbi rrjetë.
HET-TRIK ZENELI
76′ Edhe një herë është Arbër Zeneli. Një asistim i bukur nga largësia dhe numri 10 kompleton het-trikun. Tashmë festa mund të fillojë.
75′ Me të hyrë në lojë Zhegrova krijoi rast për Nuhiun që nuk u shfrytëzua në mënyrën më të mirë.
74′ Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Milot Rashicës që përcillet me duartrokitje.
Krahas simboleve shtetërore, në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk mungon edhe flamuri kombëtar shqiptar.
71′ Kosova nuk heq dorë nga ndërtimi i aksioneve dhe rrezikimi i portës kundërshtare, derisa mbrohet me shumë sukses.
67′ Atdhe Nuhiu inkuadrohet në vend të Vedat Muriqit.
66′ Lojtarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të vëmendshëm, derisa portieri Muriqi bën një tjetër pritje për të treguar cilësitë e tij.
E pandalshme Kosova, 3-0
61′ Gjuajtje e lirë. Harkim fantastik nga Benjamin Kololli. Amir Rrahmani shënoi me kokë.
58′ Tjetër aksion rreziku i krijuar nga Milot Rashica, i cili harkoi në zonë, ndërsa topi u kthye te Herolind Shala, i cili provoi nga largësia.
55′ Kontroll mahnitës i lojës nga lojtarët e skuadrës sonë.
GOOOOOOL, Kosova 2-0 Azerbajxhani
50′ Me të filluar gjysma e dytë, Kosova shënon edhe golin e dytë. Vedat Muriqi asiston dhe Arbër Zeneli sërish i pagabueshëm.
Statistikat e pjesës së parë
Kosova ka epërsinë tejet të rëndësishme me rezultat 1-0 pas pjesës së parë ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Klikoni për ta lexuar LAJMI I PLOTË për statistikat e pjesës së parë.
Përfundon pjesa e parë: Kosova 1-0 Azerbajxhani
45′ Ka përfunduar me epërsi prej 1-0 pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Azerbajxhanit.
Goli fantastik i Arbër Zenelit e bën diferencën pas 45 minutash. Për më shumë, Kosova e dominoi pjesën e parë të kësaj sfide.