Majlinda Kelmendi është në gjysmëfinale të Kampionatitn Evropian që po mbahet në Kazan të Rusisë.
Aty Kosova po përfaqësohet si shtet i barabartë me të gjithë shtetet tjera.
Majlinda ka arritur që në gjysmëfinale të kualifikohet pas fitoreve radhazi që i arriti dhe aty ajo do të takohet me Annabelle Euranie, francezen e njohur.
Ajo mposhti zvicëranen Evelyne Schopp.
Më parë Majlinda eliminoi nga gara ukrainasen Oleksandra Starkova.
Nëse Majlinda fiton do të sigurojë së paku medaljen e argjendtë dhe në finale lufton për medaljen e artë. /Telegrafi/