Site icon Telegrafi

Hidhet shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës, Ajax-Roma kryendeshja e kësaj faze

Në Shtëpinë e Futbollit Evropian në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti dhe janë mësuar çiftet çerekfinale të Ligës së Evropës, ku nuk mungojnë ndeshjet interesante.

Edicioni 2020-21 i Ligës së Evropës ka hyrë në fazat e ‘nxehta’ të garës dhe ka shumë pak hapësirë ​​për gabime në raundet e eliminimit direkt.

Tani kanë mbetur vetëm tetë skuadra ndërsa kërkimi për t’u kurorëzuar më i miri në Ligën e Evropës vazhdon të jetë objektivi i secilit klubi.

Ajaxi, Arsenali, Dinamo Zagrebi, Granada, Manchester Unitedi, Roma, Slavia Praga dhe Villarreali janë klubet që kërkojnë lavdinë në garën evropiane.

Pas hedhjes së shortit, ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Ajaxit dhe Romës, ndërsa Unitedi do ndeshet me Granadan.

Në dy ndeshjet tjera do të luajnë Arsenal-Slavia Praga dhe Dinamo Zagreb-Villarreal.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhet me 8 prill, ndërsa ato të kthimit me 15 prill.

Gjysmëfinalet është paraparë të zhvillohen me 29 prill dhe 6 maj, ndërsa finalja e madhe më 26 maj në Gdansk.

Çiftet çerekfinale të Ligës së Evropës:

1.Granada-Manchester United

2.Arsenal-Slavia Praga

3.Ajax-Roma

4.Dinamo Zagreb-Villarreal

/Telegrafi/

Exit mobile version